Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 09:19 | Kronikë
Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publikë të akuzuar për falsifikim të dokumenteve.

Bëhet fjalë për drejtorin e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika, specialistin e kësaj drejtorie, Kreshnik Mino, dhe shtetasin Spiro Duni.

Forcat e rendit, pas një hetimi disamujor, dyshojnë se funksionarët kanë falsifikuar formularët e AMTP për regjistrimin e një trualli në fshatin Dhërmi.

Vetëm disa ditë më parë, kjo zyrë e Qarkut u bë protagoniste e kronikave pasi disa dokumente ishin vjedhur gjatë natës, dhe sipas informacioneve dy ngjarje tjanë të lidhura.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/12/vlore-vidhen-dosje-ne-zyrat-e-administrimit-te-tokes-hajduti-doli-nga-dera-kryesore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos