Familja njofton vdekjen e Peles: Gjithçka që jemi është falë teje!

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 21:01 | Futboll

“Gjithçka që jemi është falë teje. Të duam pafundësisht. U prehsh në paqe". Me këto fjalë vajza e Peles, Kely Nascimento ka njoftuar vdekjen e babait të saj, duke shtuar emoji të dy zemrave dhe një foto të duarve të gërshetuara me ato të motrave dhe mbesave, në Instagram.

Pele ishte shtruar në spitalin Albert Einstein, spitali në Sao Paulo që nga 29 nëntori, për një cikël trajtimi pasi u operua në shtator 2021 nga kanceri i zorrës së trashë. Ai gjithashtu ishte infektuar edhe me Covid. “Mbreti” i futbollit la pas gruan e tij Nomi Aoki dhe shtatë fëmijë.

Spitali Albert Einstein Israelita konfirmoi vdekjen e Peles, sot, më 29 dhjetor 2022, në orën 15:27 me orën lokale, për shkak të dështimeve të shumta të organeve si rezultat i përparimit të kancerit të zorrës së trashë të lidhur me gjendjen e tij të mëparshme mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos