Ndërron jetë "Mbreti" i futbollit

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 20:00 | Futboll

Pele, "Mbreti" i futbollit, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta. Agjenti i tij Joe Fraga konfirmoi vdekjen e mitit të futbollit.

https://a2news.com/2022/12/24/vajza-e-pele-poston-foton-e-ndjere-duke-perqafuar-te-atin-ne-shtratin-e-spitalit/
https://a2news.com/2022/12/10/murali-spektakolar-i-pele/

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pelé kaloi gati dy dekada, duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirw me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.

Hiri i tij, atletizmi dhe lëvizjet magjepsëse i tronditën lojtarët dhe tifozët. Me një stil të shpejtë që revolucionarizoi sportin, një dhunti e ngjashme me samba personifikonte elegancën e vendit të tij në fushë. Ai e çoi Brazilin në majat e futbollit dhe u bë një ambasador global për sportin e tij në një udhëtim që filloi në rrugët e shtetit Sao Paulo (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos