Fansja e zjarrtë u zbut mbështetësve të Arsenal hidhërimin për humbjen e titullit

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 22:41 | Futboll

Humbja e titullit kampion në javët e fundit përballë Manchester City-t la një shije të hidhur te mbështetësit e Arsenal.

Pavarësisht performancës së jashtëzakonshme të djemve të Mikel Artetas në këtë sezon të Premier League, hidhërimi në “Emirates” dukej qartë në sytë e fansave në ndeshjen e fundit të sezonit.

Por për t’i ndihmuar sadopak që të hedhin pas krahëve dëshpërimin ka menduar modelja seksi e ‘OnlyFans’, Arabella Mia.

E njohur si GreenGirlBella, modelja është shfaqur e zhveshur para stadiumit të “Gunners”, me trupin e lyer me ngjyrat e fanellës së Arsenal, ndërsa fansat i thanë se po "kompensonte titullin e humbur".

Ajo ka pozuar për foto me disa mbështetës të klubit londinez pasi tërhoqi vëmendjen me zhveshjen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos