Fauci: Vaksina kundër koronavirusit, nuk do ta ulë menjëherë nivelin e vdekshmërisë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 16:35 | Bota
Fauci: Vaksina kundër koronavirusit, nuk do ta ulë menjëherë

Vaksina kundër koronavirusit nuk do të ulë menjëherë nivelin e vdekshmërisë nga pandemia, tha dr. Anthony Fauci.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, theksoi kornizën kohore të administrimit të vaksinës dhe kohën që duhet për të krijuar imunitetin në sistem.

Megjithatë, Fauci këmbënguli që nëse një sasi e mjaftueshme e njerëzve do të vaksinohen në kohë, kjo pandemi mund të vendoset nën kontroll.

Ndërkohë, Fauci shprehu shqetësim edhe në lidhje me festimet e Krishtlindjeve që mund të bëjnë që rastet të rriten ndjeshëm.

Rritja aktuale e rasteve në të gjithë Amerikën është tashmë shqetësuese, por "ishte e parashikueshme", shtoi Fauci, duke ia atribuar atë Ditës së Falënderimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos