Felaj nuk i jep fjalën Berishës, ndërpritet seanca në Kuvend

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 14:23 | Politikë

Punimet në Parlament janë ndërprerë për shkak të moslejimit të kryesueses së seancës, Ermonela Felaj, për t’i refuzuar të drejtën e fjalës Sali Berishës.

Berisha u ngrit për të mbajtur fjalën e tij pasi deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, tha se ia jepte atij minutazhin që kishte në dispozicion, por Felaj e refuzoi këtë pasi sipas saj, Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Menjëherë pas kësaj, edhe Enkelejd Alibeaj, i cili mban ende rolin e kryetarit të grupit parlamentar të PD i kujtoi Felajt se deputetja Hoti është pjesë e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, duke lënë të kuptohet se nuk mund t’ia jepte minutat e saj Berishës.

Pavarësisht kësaj, kryetari i PD është drejtuar nga foltorja e Kuvendit, por Felaj nuk ia dha fjalën. Menjëherë një grup deputetësh kanë bllokuar foltoren, ndërsa Felaj ka ndërprerë seancën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos