Komisioneri për Zgjerimin sërish në Shqipëri, viziton bypass-in e Vlorës

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 08:15 | Politikë
Komisioneri për Zgjerimin sërish në Shqipëri, viziton

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, do të zhvillojë sot një tjetër vizitë zyrtare në vendin tonë.

Sipas njoftimit të publikuar nga BE-ja, Varhelyi do të jetë i pranishëm në bypas-sin e Vlorës, së bashku me kryeministrin Edi Rama. Më pas, ai pritet që të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Varhelyi së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel, do të udhëtojnë të premte në Malin e Zi në kuadër të Këshillit të 11-të të Stabilizim Asociimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos