Ferencvarosh zyrtarizon largimin, Myrto Uzuni kalon në Spanjë

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 22:42 | Futboll
Ferencvarosh zyrtarizon largimin, Myrto Uzuni kalon në Spanjë

Tashmë gjithçka është zyrtare, lojtari i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij si futbollist, duke kaluar në La Ligan spanjolle.

Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar një marrëveshje 4 vjeçare me Granadën, i cili aktualisht renditet në vendin e 14 në kampionat.

Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e Ferencvarosh, e cila falënderoi futbollistin beratas për kontributin, në fitimin e një titulli kampion dhe pjesëmarrjen në grupet e Champions League.

Sipas mediave, Granada ka paguar tek ekipi hungarez 3.5 milionë euro për të marrë shërbimet e Uzunit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos