
Teutës i ka mjaftuar një gol nga Lorenco Vila për t’u rikthyer te fitorja në Kategorinë Superiore, aty ku kishte koleksionuar 4 humbje radhazi.
Po ashtu si në ndeshjen e fundit të Kupës së Shqipërisë, durrsakët dolën fitimtarë në transfertë ndaj korçarëve, edhe pse Skënderbeu zhvilloi një ndeshje të mirë, por mungoi finalizimi.
Pas këtij suksesi, Teuta shkon në kuotën e 21 pikëve, duke u larguar zonës së ftohtë të renditjes.
Më herët këtë të diel, Laçi mposhti 1-0 Partizanin, ndërsa Egnatia-Dinamo u mbyll në barazim 1-1. (A2 Televizion)