
Ferhan Hasani është zyrtarisht lojtari më i ri i Partizanit dhe goditja më e madhe e “demave të kuq” për këtë merkato të janarit.
Ylli shqiptar nga Maqedonia u prezantua ditën e sotme nga Drejtori Sportiv, Olsi Rama ku nënshkroi dhe kontratën që zyrtarizon afrimin e tij.
Gjatë fjalës së tij, Hasani u shpreh se nuk është ende në formën e duhur, por premtoi se do të japë maksimumin në fushë sapo t’i jepet mundësia. Ai tregoi se e njeh disa kampionatin shqiptar dhe se i kishin thënë se do të bënte gabim po të zgjidhte Tiranën.
Partizani në këtë mënyrë mposht bardheblutë edhe në merkato duke qenë se shqiptari i Maqedonisë, më herët ishte në kontakte me 25 herë kampionët e Shqipërisë. (A2 Televizion)