
Ferhan Hasani ishte i pranishëm në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen Teuta-Partizani. Ylli shqiptar nga Maqedonia do të prezantohet nesër si futbollist i ri i Partizanit.
Hasani është goditja më e madhe e “Të kuqve” në merkaton e janarit.
Kjo ishte ndeshja e dytë që lojtari nga Tetova e ndoqi ekipin nga tribuna, pas derbit të fituar me Tiranën. (A2 Televizion)