Fermerë, studentë, pensionistë dhe konsumatorë në ditën e dytë të protestës, shtohen forcat e policisë

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 17:30 | Aktualitet

Rritja e çmimeve dhe kryesisht e çmimit të naftës ka sjellë zemërimin e qytetarëve të cilët janë mbledhur sërish sot në ditën e dytë të protestës para kryeministrisë. Në ndryshim nga një ditë më parë protesta e sotme duket më shumë e acaruar. Ata kërkojnë uljen e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve bazë.

Fermerë, studentë, pensionistë dhe konsumatorë janë mbledhur sërish para kryeministrisë në orën 17:00.

https://youtu.be/xF0eUyc04UA

Ajo që vihet re është shtrëngimi i masave të policisë me shtimin e efektive dhe kordonit policor, ndryshe nga një ditë më parë.

Pakënaqësia për rritjen e çmimit të naftës nuk është shprehur vetëm në Tiranë. Edhe në qytetet e tjera të vendit është kërkuar frenimi i rritjes së çmimeve duke protestuar në rrugë e sheshe.

Qytetarët do të vazhdojnë sërish të protestojnë deri të shtunën ndërsa presin reflektim nga qeveria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos