
Ndoshta është nga fermerët e vetëm në botë që është i detyruar të shkojë me varkë për të parë vreshtat e tij. Kjo është pamja te tokat me vreshta të investuara nga Florjan Shabani, në fshatin Shieq të Dajçit, në Bashkinë e Shkodrës.
Gjithë kursimet dhe mundin në emigracion e investoi në vendin e tij dhe në fund, ky është fruti i mundit dhe djersës së derdhur.
Teksa e pyet nëse ka ardhur dikush të interesohet për dëmet që i janë shkaktuar nga përmbytja, Florjani nuk di kujt përmbytje t’i referohet më parë. Mungesa e dorës së shtetit si në parandalimin e përmbytjeve, ashtu edhe në indiferencën për t’iu gjendur pranë fermerëve që kanë pësuar dëme të shumta, fatkeqësisht po i detyron njerëzit që të marrin sërish rrugët e emigrimit. (A2 Televizion)