
Një makinë e bukur për t’u parë dhe tejet inovative, por e rrethuar nga misteri nëse do të arrijë të jetë konkurruese.
Vetëm pak orë pas prezantimit, Ferrari F1-75 zbriti menjëherë në pistë, për testet e para. “Kokëkuqja” zhvilloi disa xhiro, për një distancë prej 15 kilometrash, teksa një makinë me kamera regjistronte çdo moment në cirkuit.
Në daljen e parë zyrtare në pistën e Fioranos, Ferrari u detyrua të bënte llogaritë me mjegullën e dendur. Lekler dhe Sainz zhvilluan nga katër xhiro secili, ndërsa më pas firmosën autografë për tifozët. (A2 Televizion)