Garat e stilit të lirë, skiatori përplaset me kameramanin

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 17:34 | Sporte të tjera
Garat e stilit të lirë, skiatori përplaset me kameramanin

Gjatë garave kualifikuese në stilin e lirë në ski, finlandezi Jon Sallinen provoi të shkonte më tepër nga sa e lejonte pista, por përfundoi duke u përplasur me një prej kameramanëve të transmetuesit televiz.

Nga episodi, Sallinen nuk arriti ta realizonte lëvizjen e tij, ndërsa operatorit i ranë pajisjet nga duart. Komentatorët e cilësuan atë moment si “përfaqësimi më i mirë grafik, që tregon sa të rrezikshme janë sportet e stilit të lirë”.

Fakti është që Sallinen gaboi, duke rrezikuar shëndetin e tij, por edhe të punonjësit të medias që transmeton Olimpiadën Dimërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos