“Radikale, ndryshe dhe e bukur”, Ferrari zbulon makinën e re

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 14:36 | Sporte të tjera

Ferrari ka prezantuar makinën e re, me të cilën do të garojë në Botërorin e Formula 1 të këtij viti.

Njëvendëshja e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz quhet F1-75. Ajo është makina e shtatë që prezantohet, pas Haas, Red Bull, Aston Martin, McLaren, AlphaTauri dhe Williams.

https://www.instagram.com/p/CaFFyHlAbWg/

Gjëja e parë që të bie në sy te Ferrari i ri është hunda shumë e hollë.

“Është një makinë radikale, ndryshe dhe e bukur”, tha spanjolli Sainz gjatë prezantimit. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CaEsET6A1Mj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos