
Kanadaja kundër Shteteve të Bashkuara në finalen e hokejit në akull për femra. Një skenë që është përsëritur vazhdimisht në vitet e fundit, pasi dy vendet janë sfiduar në katër olimpiadat e fundit me radhë për medaljen e artë.
Në vitet 2010 dhe 2014 fituese ishin vajzat kanadeze, me amerikanet që u hakmorën në 2018-ën.
Megjithatë, në finalen e luajtur në Pekin 2022, Kanadaja triumfoi sërish. Sfida përfundoi me rezultatin 3-2, me Shtetet e Bashkuara që u shkurorëzuan, ndërsa ekipi kanadez festoi medaljen e artë. (A2 Televizion)