F1, Mercedes prezanton makinën e “hakmarrjes”

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 12:33 | Sporte të tjera

Mercedes W13 hyn në skenë. Për herë të parë që nga viti 2013, skuadra britanike prezanton makinën e re jo për të mbrojtur titullin kampion për pilotë, por për ta rifituar atë.

Kjo njëvendëshe është rezultati i disa muajve punë të inxhinierëve më të mirë, të cilët kanë qenë të etur për hakmarrje, pas garës së fundit të Botërorit të kaluar, që i dha Max Verstappenit titullin kampion në xhiron e fundit.

https://www.instagram.com/p/CaHc347hf1c/

Ndryshimi më i dukshëm është rikthimi në ngjyrën e argjendtë, pas disa vitesh të kaluara me të zezë.

Pasi tha se do të mendohej pas humbjes së titullit, 37-vjeçari Lewis Hamilton tha gjatë prezantimit të makinës së tij të re: “Vendosa që do të kthehem në sulm, bashkë me Toto Wolff dhe shokun e ri të skuadrës, George Russell”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/17/radikale-ndryshe-dhe-e-bukur-ferrari-zbulon-makinen-e-re/

A2 CNN Livestream

Latest Videos