
Lehtësimi i masave pas dy vite pandemie duket se ka nxitur emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që të festojnë ditën e Pashkës në vendlindje me të afërmit e tyre. Krahasuar me një vit më parë, këtë vit, dukshëm numri i personave që janë futur në vendin tonë nga shteti grek është dyfish më i lartë.
Në Kapshticë gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar në hyrje mbi 9 mijë persona kryesisht emigrantë shqiptarë që jetojnë të Greqisë. Ata shprehen se lehtësimi i masave anticovid dhe masat e marra në kufi si nga pala greke ashtu edhe ajo shqiptarë për të shmangur vonesat, këtë vit kanë qenë të kënaqshme.
Edhe në Kakavijë gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar në hyrje mbi 12 mije persona që vijnë kryesisht për të festuar ditën e Pashkës në vendlindje. Ndërkohë, numri i të ardhurve pritet të rritet edhe gjatë ditës së shtunë deri në orët e pasdites. (A2 Televizion)