Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë, në orën 23:09.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7 ka qenë në Stolac, të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut (Kroaci), 234 km në veriperëndim të Tiranës.
Thellësia e tërmetit ishte 15 km.
Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me magnitudë 5.7, thellësia 10 km, 202 km nga Tirana.
Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin, por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin. (A2 Televizion)
