Vigjilja e Pashkës, besimtarët ortodoksë kryejnë ecjen nën epitaf

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 10:17 | Aktualitet
Vigjilja e Pashkës, besimtarët ortodoksë kryejnë ecjen

Qindra besimtarë ortodokse në Vlorë, Elbasan, Korçë dhe qytete të tjera të vendit pas dy vitesh pandemi, kanë kryer marshimin nën epitaf në vigjilje të Pashkës, ditës së ringjalljes së Krishtit. Kremtimet e Epitafit, simbolizojnë të premten e zezë, ditë kur Krishti u kryqëzua dhe mes vuajtjeve vdiq.

Besimtarët ortodoksë mbushen rrugët kryesore të qyteteve, duke përcjellë simbolikisht Jezu Krishtin. Të dielën e radhës, pas të premtes së zezë, besimtarët ortodokse do të festojnë ringjalljen e Krishtit, që është edhe ringjallja e shpresës dhe e jetës e njohur si dita e Pashkës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos