
Kryeministri Edi Rama u takua sot me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako për projektin e Lungomares së Plazhit të Durrësit. Kreu i qeverisë u njoh me projektin e paraqitur dhe tha se ky do të ketë impakt të lartë ekonomik. Punimet për fillimin e këtij projekti do të nisin në vjehstë pas mbarimit të sezonit veror dhe do të shihet mundësia e ndarjes me faza. Rama këshilloi që të komunikohet edhe me pronarët e hoteleve për të mos hasur kundërshti por për ta parë këtë si vlerë të shtuar dhe brend akëtij mandati të kthehet në plazh model
“Do të rritet vlera e apartamenteve dhe hoteleve në vlerë, do i bashkangjitet dhe portit të ri turistik që është ende në fazën e negocimit me Emiratet Arabe dhe së shpejti do të jetë në ndërtim. Do bëhet me zgjerimi ne rërës dhe jetën e natës që mos thonë durrsakët që mbetëm pas Vlorës, duhet ta detajojmë deri në fund me kujdes dhe duhet ta shikoni në realitet para çdo godine si është situata duhet të flasim me pronarët e hoteleve që kjo është vlerë e shtuar. Me mbarimin e këtij sezoni në vjeshtë të fillojë puna, do ta shikojmë nëse do ta ndajmë me faza. Brenda këtij mandati ky të kthehet në plazh model. Të bëjmë edhe ndërhyrje në det. Ta bëjmë me shqiponjë në det”.
Lungomare parashikohet nga ura e Dajlanit te Kavalishenca ku ndodhen 58 godina me 3100 shtretër në vijën e parë. Popullsia në këtë zonë të plazhit rritet në 600 mijë banorë gati 3-fishi i popullsisë së qytetit në kohë në normale. Shëtitorja do të ketë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, hapësira sportive dhe facilitete që lidhen me përdorimin e ambienteve higjieno-sanitare, dhoma zhveshje e dushe. Po ashtu do të ketë edhe një piste për biçikletat në krah të asaj për këmbësorët. (A2 Televizion)