Do të ketë "seriozitet në përdorimin e energjisë, por bollëk kënaqësie" gjatë festivalit të famshëm të dritave të Lionit, i cili nisi në mes të një krize energjie në mbarë botën
Këtë e ka bërë me dije Kryebashkiaku i qytetit francez, sipas të cilit, festivali i dritave tani është pjesë e ADN-së së qytetit dhe është e rëndësishme të ruhet kjo ngjarje.
Në pjesën më të madhe të Evropës, dritat do të jenë më të pakta, më efikase në energji dhe do të fiken më herët gjatë natës, ndërsa dyqanet do të jenë pak më të ftohta, në përputhje me nxitjet e qeverisë për të frenuar përdorimin e energjisë dhe në një shfaqje solidariteti me familjet që përballen me rritjen faturave.
Por vizitorët e Lionit do të mund të shohin edhe një herë këtë vit monumentet e tyre të preferuara të transformuara nga drita. Organizatorët u kanë kërkuar artistëve që të përdorin llamba LED të kursimit të energjisë, të cilat do të ulin konsumin, duke mos kërkuar kështu që qyteti të kursejë festimet për shkak të krizës energjetike.
Rreth 30 lokacione të qytetit do të mbulohen me projeksione të lehta, të cilat përfshijnë një gjigant Deep Fake në sheshin “Terreaux” dhe një instalim verbues me dritë në parkun “Tete d'Or”, krijuar nga artistë francezë dhe ndërkombëtarë.
Eventi, i cili vjen nga një festival tradicional ku qytetarët e Lionit festojnë Virgjëreshën Mari duke vendosur një qiri në dritaret e tyre, tërheq mijëra vizitorë francezë dhe ndërkombëtarë çdo vit. (A2 Televizion)




