
Hamilton dhe Verstappen kanë shkruar historinë e Formula 1 me një xhiro drithëruese që vendosi kampionatin e këtij viti, me fitoren e holandezit që deri pak minuta më parë dukej thjesht një ëndërr.
Por aksidenti i Latifit ndryshoi gjithçka, dhe pikërisht mbi atë që ndodhi pas vendimit për të futur në pistë “safety car” bazohen ende shpresat e pakta të Mercedes për t’ i rikthyer Hamilton kampionatin e tetë.
Dy ishin kërkesat e Mercedes ndaj FIA, Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Ankesa e parë ka të bëj me faktin që sipas gjermanëve, Verstappen në xhiron e fundit kishte për një moment kaluar Hamilton, para se të ikte safety car. Diçka që nuk u vërtetua dhe nuk u pranua nga FIA.
Por shpresat e Mercedes ishin dhe deri diku mbeten akoma te ankesa e dytë. Sipas tyre, gjatë xhirove me safety car, të gjithë makinat që ishin një xhiro mbrapa duhet te kalonin safety car dhe te vendoseshin në fund, sipas radhitjes.
Ndërkohë kjo nuk u bë e mundur për të gjitha mjetet, por vetëm për ato që ndanin Verstappen nga Mercedes, që liruan pistën për duelin final.
Por FIA ka refuzuar kërkesën duke thënë se kjo normë ka si qëllim faktin që këto mjete më të ngadalta, të mos pengojnë mjetet që luftojnë për fitore, siç ndodhi në fakt me mjetet që ndanin dy protagonistët.
Por Mercedes ende nuk duke te bindur, duke deklaruar se do të bëj apel. Ndoshta Botërori nuk do të zgjidhet në pistë, por në sallat e gjykatave. (A2 Televizion)