Përmbytjet në Novoselë, ushtria shkon në ndihmë të banorëve

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 11:39 | Aktualitet

Efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar pëmbytje.

Po punohet me strukturat e Emergjencave Civile të Qarkut të Vlorës e Fierit. Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë, për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.

https://a2news.com/2021/12/12/lumi-del-nga-shtrati-permbyten-7-banesa-ne-novosele/

Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.

Deri tani, janë evakuuar 15 familje, por pritet që të largohen nga banesat e tyre dhe familje të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos