Ende spektatorët nuk kishin zënë vend në Wembley, për finalen e FA Cup mes Manchester City dhe Manchester United, kur Ilkay Gundogan shënoi golin e parë të ndeshjes.
Mesfushori gjerman i City goditi fluturimthi nga jashtë zone, duke mposhtur portierin De Gea, i cili nuk lëvizi fare.
Topi përfundoi në rrjetë që në sekondën e 16. (A2 Televizion)