“Financimet e partive nga burime të paidentifikueshme”, Kume: KQZ ka për detyrë monitorimin, por nuk ka kapacitete

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 21:30 | Politikë
“Financimet e partive nga burime të paidentifikueshme”, Kume:

Financimet e partive janë nga burime të paidentifikueshme dhe KQZ e cila duhet ta trajtojë këtë problem nuk ka kapacitetet e duhura për ta bërë një gjë të tillë. Eksperti për çështjet zgjedhore Kristaq Kume tha në studion e Debatit në A2 CNN se kjo gjë ndikon edhe në qeverisje.

“Kur i kemi pyetur kanë thënë që i kemi marrë nga donacionet e anëtarësisë. Është e kërkuar nga ligji që kjo të bëhet objekt për t’u verifikuar se nga erdhën këto para. Ajo që vuajnë fushatat këtu tek ne, mënyra si financohen partitë, financime nga burime të paidentifikueshme dhe ligji që i ndalon të tilla financime ka ngarkuar KQZ ta trajtojë këtë problem, por pa i dhënë asnjë mundësi për kapacitetet që i duhen për këtë detyrë dhe ajo që mbetet ka të bëjë se ndeshemi me fenomenin që subjektet e partitë përdorin para të paidentifikueshme. Sa ndikon te procesi zgjedhor është e vështirë të thuhet por ajo që është e sigurt që ndodh, ka të bëjë me cilësinë e qeverisjen nesër”.

Sipas Kumes edhe pse Kodi Zgjedhor detyron KQZ-në të auditojë dhe monitorojë shpenzimet, nuk i jep asnjë instrument për ta realizuar një gjë të tillë. Ndryshe thekson ai, ndodh në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa tek ne mungon vullneti.

“Kodi zgjedhor i thotë KQZ që ke detyrojë të auditojë dhe monitorojë shpenzimet dhe nuk i jep asnjë instrument për ta realizuar një gjë të tillë.  KQZ e ka të vështirë të arrijë objektivin që e ka ngarkuar legjislacioni. KQZ është institucioni i vetëm në Kosovë që merret me financimet por është ngritur një zyrë e veçantë që merret me financimin e partive politike dhe nuk varet fare nga institucionet ka buxhet të saj. Anëtarët e KQZ nuk kanë mundësi të ndërhyjnë. Po kështu edhe në Serbi e Maqedoni të Veriut. Ne nuk përdorim mekanizmat ligjorë edhe kështu siç janë se na mungon vullneti”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos