Rritja e pagave, Meta mirëpret vendimin: Rezultat i presionit të partisë së lirisë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 16:41 | Politikë
Rritja e pagave, Meta mirëpret vendimin: Rezultat i presionit të

Ilir Meta përshëndeti vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për disa kategori, pavarësisht se e cilësoi si të nxitur nga Partia e Lirisë. 

Sipas tij kjo rritje nuk mjafton për përballimin e çmimeve të larta, mes tyre edhe ai i energjisë. Shkak për këtë situatë bëri keqqeverisjen, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm për sa i takon abuzimeve me faturat.

Mes pasojave të keqqeverisjes Meta renditi edhe ndërtimet pa leje që sipas tij janë bërë me bekimin e kryeministrit, ndërsa si zgjidhje propozoi një ligj për legalizimet.

Meta ka bindjen se kjo është formë presioni e Kryeministrit ndaj ndërtuesve, për të garantuar mbështetjen e tyre në prag të fushatës së ardhshme elektorale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos