
Ndeshja e mbrëmjes në Serie A mes Milanit dhe Veronës është mbyllur në barazim 2-2, rezultat i vendosur në fundin e takimit nga Zlatan Ibrahimovic.
Kuqezinjtë pësuan dy gola të shpejtë, brenda 19 minutave të para, ndërsa më pas loja foli vetëm për skuadrën e Piolit, e cila krijoi shumë, por gjeti vetëm golin e barazimit.
Fillimisht, Ibrahimovic shpërdoroi një 11-metërsh, ndërsa më pas arbitri i anuloi një gol për mbajtje të kundërshtarit në zonës, derisa erdhi edhe goli i barazimit, me kokë, në minutën e tretë të shtesës.
Pas kësaj ndeshje, Milani mbetet në krye të Serie A me 17 pikë, dy më shumë se Sassuolo e vendit të dytë. (A2 Televizion)