Me shfaqje spektakolare fishekzjarrësh dhe festa madhështore në shesh, bota i dha mirëseardhjen Vitit të Ri 2019.
Në Europë festimet u shoqëruan me masa të rrepta sigurie. Parisienët lanë mënjanë protestat dhe përleshjet e muajve të fundit, dhe dolën nëpër rrugë për të shijuar lojën magjike të dritave në Champs Elysee.
Në Moskë, mijëra vetë u mblodhën në sheshin e kuq për të pritur vitin e ri. Sugjestionues fishekzjarrët në Berlin. Para portës së famshme të Brandenburgut u mbajtën si çdo vit, festimet më të rëndësishme në Gjermani. –

Dubai 
Athinë 
Azerbajxhan 
Berlin 
Bjellorusi 
Dubai 
Gjermani 
Hong Kong 
Indonezi 
Kuala Lumpur, Malajzi 
Londër 
Londër 
Londër 
Madrid 
Malajzi 
Melburn 
Moskë 
Moskë 
Mynih 
Paris 
Singapor 
Singapor 
Tajlandë
Big Beni i Londrës u kthye në punë pas restaurimeve disa mujore, për të shoqëruar numërimin mbrapsht për ardhjen e 2019-s. Mbi 100 mijë spektatorë shijuan spektaklin pranë lumit Tamiz, duke harruar për pak telashet e Brexit…
Magjike ishte shfaqja qe erdhi nga Dubai, ku festimet u përqendruan pranë Burj Kalifas. Vitin e kaluar fishekzjarrët u hodhën në arkipelagun artificial të Palm Jumeirah, për shkak të shqetësimeve për sigurinë në ndërtesën më të lartë të botës.
Edhe sheshi ikonë i Nju Jorkut, ai Times Square shpërtheu nga fishekzjarrët dhe brohërimat në mesnatë, ndërsa mijëra vetë sfiduan shiun për pritur ndërrimin e viteve. Hedhja e topit rrëzëllues në mesnatë, është një prej traditave më të veçanta të Vitit të Ri. (A2 Televizion)
