Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë kryeson në Kavajë, diferencë e ngushtë dhe në Kurbin

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 19:46 | Politikë
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë kryeson në Kavajë,

Dy nga bashkitë ku vijon ende procesi i numërimit të votave dhe gara vijon të jetë e hapur, janë ato të Kavajës dhe të Kurbinit.

Në kutitë e para në Kavajë kryesoi kandidati socialist Redjan Krali, ndërsa janë hapur më shumë se gjysmë e kutive të votimit, 57 nga 92 në total, tashmë është kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja, që kryeson me një diferencë të vogël votash.

Gara është e ngushtë edhe për bashkinë e Kurbinit, ku deri në orën 19:30 janë numëruar votat në 44 kuti nga 74 në total.

Deri tani, kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Cara, me 7027 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Behar Haxhiu, ka marrë 6827 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos