
Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit, festës që përmbyll muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë iu rikthyen për pak kohë të përditshmes për të vijuar në orët e drekës me festime familjare.
Edhe ata qytetare jo praktikantë të këtij besimi apo të tjerë qe i përkasin një tjetër feje, Fiter Bajramin e shohin si ditë të veçantë, Në të cilën lutjet dhe urime ti cilësojnë si më të nevojshme se kurrë.
Të tjerë qëndrojnë në radhë, në pritje të marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa të huaj turistë thonë se nuk janë në dijeni të festës myslimane sot. E sotmja nuk ishte ditë pushimi për të krishterin piktor i cili rri në pritje të ndonjë blerësi. (A2 Televizion)