Myslimanët në të gjithë botën celebrojnë sot Fitër Bajramin. Në Jerusalem, qindra besimtarë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa, aty ku disa ditë më parë palestinezët dhe policia izraelite u përleshën dhunshëm.
Falja e Fitër Bajramit fatmirësisht u zhvillua pa incidente. Nga Indonezia në Rusi, Lindje të Mesme, Turqi dhe mbarë botën arabe e shumë vende të tjera xhamitë dhe sheshet u mbushën plot me besimtarë, të cilët respektuan masat për luftimin e pandemisë koronavirus.
Falja e Fitër Bajramit u bë për herë të parë në shumë kohë edhe në Xhaminë më të vjetër të Mosulit në Irak. Eid Al-Fitr, apo thënë ndryshe, Fitër Bajrami, shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë, si sakrificë për t’u afruar më shumë me Zotin. (A2 Televizion)