Fitore e shëmtuar, Bayern ruan distancën nga Dortmund

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 17:27 | Futboll
Fitore e shëmtuar, Bayern ruan distancën nga Dortmund

Bayern Munchen fitoi 2-0 kundër Augsburg, në atë që mund të konsiderohet si një ndër ndeshjet më të shëmtuara për kampionët e Gjermanisë.

Thomas Muller dhe Leon Goretzka shënuan golat e fitores në pjesën e dytë, pasi në të parën bavarezët nuk arritën të regjistronin asnjë gjuajtje në kuadrat.

Gjithsesi, Bayern rikthehet 4 pikë para Dortmundit në renditje, duke ruajtur vendin e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos