Fituesi nuk gjykohet, aq më shumë kur arrin një objektiv, por gjithësesi kombëtarja në ndeshjen ndaj Bjellorusisë shfaqi dritë-hijet e saj.
Të qartë në pjesën më të madhe të lojës, por me shenja të theksuara pasigurie në momente të caktuara. Sulmi u shfaq fuqishëm, por nuk pati vijueshmëri në të gjithë 90-minutëshin. Në mesfushë kishte vetëm forcë dhe shumë pak saktësi dhe kjo ishte e dukshme më shumë te Memushaj, që këmbët i kishte të rënda. Doka ishte padyshim një prej më të spikaturve, ndërkohë që në prapavijë, kemi parë një nga ndeshjet më të dobëta, me Smajlin që nuk u fut për asnjë moment në lojë.
Reja reagoi mirë në momentet kur skuadra ishte në vështirësi dhe në fund meritoi suksesin. (A2 Televizion)

Etrit Berisha 5,5 
Berat Gjimshiti 6 
Ardian Ismajli 4 
Frederik Veseli 5 
Klaus Gjasula 6 
Hysen Memolla 5,5 
Ledian Memushaj 5,5 
Albi Doka 6 
Qazim Laçi 5,5 
Rey Manaj 6 
Sokol Cikalleshi 7 
Edy Reja 6 
Bekim Balaj 5,5 
Liridon Selahi 5,5 
Myrto Uzuni 6
Galeria fotografike ( )
