Pezullimi me kartonë i Amir Abrashit dhe tashmë infektimin Elseid Hysajt nga covid-19. Shqipëria humbi dy titullarë të rëndësishëm përpara ndeshjes me Bjellorusinë, ku do të përcaktohet fituesi i grupit në Ligën e Kombeve.
Për finalen e edicionit, trajneri Edi Reja do të detyrohet të bëjë tre ndryshime në formacionin që fitoi përballë Kazakistanit. Të gjitha në mesfushë. Me mungesën e Abrashit, që shërben si motori i mesfushës, trajneri do të aktivizojë nga minuta e parë Gjasulën.

Për të kompletuar muskujt dhe vrapin, Qazim Laçi mund të marrë vendin e Kallakut, ndërsa nga e djathta Albi Doka do të luajë në vend të Hysajt. Për sa i takon pjesës tjetër, mbrojtja dhe sulmi mbeten të pandryshuara, me golat që do të kërkohen sërish nga dyshja Manaj-Cikalleshi. (A2 Televizion)