
Spanjës i nevojitej vetëm fitorja për të siguruar vendin e parë në grup në duelin me Gjermaninë dhe këtë e arriti me një rezultat të shfrenuar.
Përfaqësuesja iberike shpartalloi “panzerat” me rezultatin 6-0 duke u bërë ata skuadra që vazhdojnë rrugëtimin në Ligën e Kombeve.
Me 3 gola në secilën pjesë, Spanja shfaqi një performancë fantastike në Sevilla atje ku u zhvillua ndeshja, ndërkohë që skuadra e Joachim Low largohet në mënyrën më të keqe të mundshme nga ky kompeticion.
Portugalia mundi 3-2 Kroacinë, e ndihmuar edhe nga fati në fundin e takimit. Një gabim i portierit vendas në minutën e fundit të kohës së rregullt i dha mundësinë mbrojtësit të Manchester City-t, Ruben Dias të shtyjë topin në rrjetë me skuadrat që gjithsesi luanin për prestigj pasi është Franca ekipi i kualifikuar në këtë grup.
Gjelat, të pamposhtur deri më tani, mundën Suedinë 4-2,me golat e Pavard, Koman dhe dy realizime spektakolare të sulmuesit Olivie Giroud, ndërsa blinduan vendin e parë me 16 pikë. (A2 Televizion)