Tensionet në veri, Rama: Kosova dhe Serbia afër një marrëveshjeje, konflikti mund të ishte shmangur

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 12:32 | Politikë
Tensionet në veri, Rama: Kosova dhe Serbia afër një

Nga Bratislava, ku po merr pjesë në forumin “Open Roads Balkans Back in Business”, Kryeministri Edi Rama komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Teksa u pyet për ushtrinë serbe që është dislokuar në kufi me Kosovën, Rama tha sa këto veprime bëhen për politikën e brendshme dhe se ushtria në kufi ka zero fuqi dhe nuk mund të bëjë asgjë. Kreu i qeverisë shtoi se konflikti në veri mund të ishte shmangur plotësisht.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi me Kosovën ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Amerikën, çfarë do të bënte? Asgjë. Kjo ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme.

Ku ishim 20 vjet më parë? Ku ishim 10 vjet më parë? Ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot, Ballkani është në pozitën e vet më të mirë, edhe midis Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë qenë më mirë sepse janë një hap larg mbylljes së një marrëveshjeje historike. Të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse e shikojnë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’iu duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin. Kjo është perspektiva, është më mirë se në çdo kohë. Ky konflikt ka një arsye, që në këndvështrimin tim, mund të ishte shmangur krejtësisht”, u shpreh Rama.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/31/situata-ne-veri-shkon-ne-bratislave-rama-ushtria-serbe-ne-kufi-te-kosoves-ka-fuqi-te-barabarte-me-zero/

A2 CNN Livestream

Latest Videos