Shtyhet për në 14 shkurt gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 15:49 | Kronikë
Shtyhet për në 14 shkurt gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës,

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 14 shkurt procesin gjyqësor ndaj Enkelejda Hoxhës, ish-gjyqtares së Krujës, të akuzuar për "korrupsion".

Shkak i shtyrjes për të dytën herë radhazi, u bë mungesa e gjyqtarit Erjon Çela, për arsye familjare.

Në konkluzionet përfundimtare, SPAK ka kërkuar dënim me 3 vjet e 6 muaj burg për Hoxhën.

Ish-gjyqtarja e Krujës dhe 9 të pandehurit e dosjes akuzohen për ngritjen e një skeme korruptive në Gjykatën e Krujës, ku kundrejt ryshfetit nga 6 deri në 12 mijë euro, “shtronin rrugën” për lirimin e parakohshëm të të dënuarve që vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos