Deputeti demokrat, Flamur Noka, është paraqitur, paraditen e së martës, në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se kallëzimet për zgjedhjet janë arsyeja që e ka çuar Nokën, këtë mëngjes në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
Flamur Noka ka bërë disa kallëzime për zgjedhjet dhe është thirrur për t’u marrë në pyetje si deklarues.
Më konkretisht, Noka ka dhënë deklarime para prokurorit Elvin Gokaj në lidhje me kallëzimet e bëra nga PD për Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Rroskovecit dhe për aplikacionin "aktivisti".
“Për të diskutuar në lidhje dy çështje. Për Majlinda Bufin si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën. Për çështjen e famshme të aktivistit që po ashtu shantazhonte administratën, survejon administratën. Të dyja këto janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’u shkojmë deri në fund.”
Po ashtu, Noka shtoi se Fakti që ai shkoi sot në SPAK, do të thotë që ka hetim penal për këto dy çështje. (A2 Televizion)