Flet “Special One”: E njoh rrezikun që vjen nga skuadra si Shkëndija

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 11:43 | Futboll
Flet “Special One”: E njoh rrezikun që vjen nga skuadra si

Për t’u kualifikuar në turin e tretë të Europa League, Tottenham i Mourinho-s vuajti shumë edhe përballë një skuadre si bullgarët e Lokomotivës së Plovdivit, madje u desh një përmbysje në minutat e fundit.

Këtë herë përballë yjeve të “Special One” është një skuadër shqiptare si Shkëndija e Tetovës. Rrezikun në tilla ndeshje, tekniku portugez e njeh mirë dhe për këtë e ka paralajmëruar edhe skuadrën e tij. “Më shumë sesa përgatitja psikologjike, eksperienca ime në futboll prej shumë vitesh më ka mësuar të bëj kujdes me të tilla ndeshje. Kohët e fundit kam qenë pjesë më së shumti në Europa League dhe këto skuadra që shumë nuk i njohin në nivelin botëror mund të jenë shumë të rrezikshme. Janë shumë më cilësore se 10, 15 apo 20 vite më parë. Të njëjtën gjë mund të them për ndeshjen në Bullgari. Isha i përgatitur për këtë rrezikshmëri. Kjo është arsyeja përse marr kontingjentin më të mirë të futbollistëve edhe për këto takime, gjithmonë”.

Në fund, Mourinho u përballë edhe me një kërkesë të veçantë në konferencën përpara ndeshjes, nga një gazetar maqedonas. Ky i fundit i kërkoi trajnerit portugez të bënin një fotografi ditën e ndeshjes, si amanet i lënë prej babait që nuk jeton më dhe që në të kaluarën ka qenë një mbështetës i madh, madje ka derdhur edhe lot për Mourinho-n.

“Dëshira duket se do të realizohet. Unë të falënderoj, por mendoj se nuk meritoj një respekt kaq të madh nga babait yt. Gjithsesi fotografinë mund ta bëjmë, patjetër. Nuk ka rëndësi se cili do të jetë rezultati i ndeshjes. Përpiqu të më takosh para ose pas saj dhe është e kryer”, reagoi portugezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos