Uzuni nuk ndalet më, gol në Champions edhe ndaj norvegjezëve

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 23:18 | Futboll

Nuk ndalet më Myrto Uzuni. Pas golit ndaj Dinamos së Zagrebit, që kualifikoi Ferencvarosin e tij  në Champions League, sulmuesi beratas shënoi edhe sot ndaj norvegjezëve të Moldes, golin që dukej sikur do të vuloste me triumf edhe këtë përballje për hungarezët.

Goli u shënua në minutën 52 falë një goditje perfekte me kokë, me hungarezët që shkuan në rezultatin 0-2. Reagimi i norvegjezëve ishte i madh, dhe ato shënuan tri herë duke kaluar në avantazh, me hungarezët që barazuan në fund për rezultatin final 3-3, që ende favorizon ekipin e Uzunit në ndeshjen e kthimit.

U luajtën sot edhe dy ndeshje të tjera, me grekët e Olympiakos që mposhtën 2-0 Omoniën qipriote, ndërkohë që ukrainasit e Dinamos Kiev bënë një hap të madh drejt kualifikimit me fitoren 1-2 në Belgjikë ndaj Gent.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos