Fluks i lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, radhë në Morinë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 09:43 | Aktualitet
Fluks i lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, radhë

Edhe kjo fundjavë ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Megjithëse në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me sportele të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve por edhe të pritjes së mjeteve dhe qytetarëve kosovarë për të kaluar kufirin.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, vetëm mëngjesin e së premtes dhe të shtunës kanë hyrë rreth 30 mije shtetas të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos