Fluks në bankat e nivelit të dytë për pagën e luftës

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 16:10 | Sociale
Fluks në bankat e nivelit të dytë për pagën e

Aplikimet për të marrë ndihmën financiare nga qeveria, të njohur si paga e luftës, nga të vetpunësuarit e mbetur pa punë nga Covid-19, kanë krijuar radhë të gjata në bankat e nivelit të dytë.

Shkak është bërë nevoja për të hapur numra llogarish personale për kalimin e shumës së barabartë me 26 mijë lekë të rinj. Përveç punonjësve, llogari personale duhet të hapin edhe të vetëpunësuarit, ndonëse kanë aktive llogarinë e biznesit të tyre. Siç ndodh zakonisht, nuk mungojnë edhe qytetarët e paqartë për situatën.

Pagën e luftës e përfitojnë vetëm të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, si edhe të punësuarit e subjekteve që janë mbyllur për shkak të emergjencës Covid-19. Prej saj nuk përfitojnë personat që kanë punuar në te zezë, pa u deklaruar si punonjës në organet tatimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos