FNSH ‘rrethon’ Vlorën, shoqërohen në komisariat 2 persona

Nga A2 CNN
15 Tetor 2022, 22:43 | Kronikë

Forca të shumta të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të policisë së Vlorës kanë rrethuar pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit bregdetar mbrëmjen e së shtunës.

Nga raportimet paraprake, FNSH po kryen kontrolle kryesisht në makina për persona me precedentë apo të shpallur në kërkim.

Deri në këto momente, të paktën dy persona janë shoqëruar në komisariat, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos