Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj postimit në Twitter të Ambasadores Amerikane Yuri Kim, e cila kërkonte nga udhëheqësit politikë të Shqipërisë bashkëpunim në luftën ndaj koronavirusit, duke nënvizuar se “tani nuk është koha për të bërë politikë si zakonisht”.
Po në Twitter, Basha reagoi duke u shprehur: “Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19. @pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria. Fokusi ynë është jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”. (A2 Televizion)
