Forcat amerikane në zemër të Tiranës, qytetarët ftohen t’i ndjekin nga afër

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 10:14 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka ftuar qytetarët të jetë të pranishëm, ditën e hënë, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare do të ekspozojnë armatimet.

“Defender Europe 23, në zemër të Tiranës!” Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah në sheshin “Nënë Tereza”. Çdo qytetar është i ftuar të shohë nga afër armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s. Shihemi të hënën, datë 22 maj, në orën 10:00 në këtë ngjarje që nuk duhet ta humbasësh!”.

Në këtë stërvitje, në vendin tonë do të ngrihet Brigada Ndërkombëtare, pjesë e “Task Force South”, me kontribute nga vendet e Iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos