
Policia e një qyteze të vogël në SHBA ka publikuar videon e një incidenti të ndodhur në vitin 2021, ku një efektiv shihet teksa hipën mbi një makinë në lëvizje, në përpjekje për të ndaluar një të kërkuar.
Ngjarja ka ndodhur në Kontenë Keroll (Carroll) në Ajoua (Iowa) SHBA, në vitin 2021. Video u publikua nga policia lokale në gjyqin kundër shoferit të makinës, i cili u dënua me 5 vite burg për atë që bëri.
Sipas autoriteteve, dy efektivë kishin ndaluar mjetin dhe po i komunikonin pasagjerit, të identifikuar si Dennis Guider Junior, që ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti. Në atë moment ai shtyn shoferin jashtë makinës dhe merr kontrollin. Efektivi, i identifikuar si Patrick McCarty, ngjiten mbi kofano dhe i drejton pistoletën në përpjekje për ta ndaluar, por Guider i jep gaz.
Hetuesit thanë në gjyq se ai arriti një shpejtësi deri në 80 km/h para se McCarty të fluturonte nga çatia e makinës. Polici u dëmtua në shpinë, por që prej asaj kohe është shëruar.
Përveç dënimit me 5 vite burg, Guider u urdhërua nga gjykata edhe të dëmshpërblejë policin e lënduar. (A2 Televizion)