All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shitet libri më i shtrenjtë në botë

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 07:26 | Aktualitet
Shitet libri më i shtrenjtë në botë
All - Paragraf - 1

Një Bibël Hebraike 1100-vjeçare u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby's në Nju-Jork me shifrën kolosale të 38.1 milionë dollarëve.

Për shumë ekspertë, ky çmim është rekordi i të gjitha kohërave për një libër apo dorëshkrim që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në një ankand.

All - Paragraf - 3

"Kodi Sassoon", u shfaq në treg për herë të parë mbi 30 vjet më parë kur u ble nga ish-ambasadori i SHBA-së në Rumani, Alfred Moses. Ai dhe familja e tij e morën librin dhe ia dhuruan Muzeut Anu të Popullit Hebre në Tel Aviv.

Në këtë ankand, librit iu deshën 4 minuta për të arritur në shifrën e 38 milionë dollarëve, duke kaluar në këtë mënyrë dhe Kodin e Lecesterit të Leonardos që u ble nga Bill Gates për 30 mln USD në vitin 1994. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos