All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Tentoi të vriste fqinjin, duke e goditur me makinë dhe levë pas sherrit për pronën, arrestohet i riu në Kapshticë

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 09:50 | Aktualitet
Tentoi të vriste fqinjin, duke e goditur me makinë dhe levë pas
All - Paragraf - 1

Një 34-vjeçar ka tentuar të vrasë fqinjin e tij pas një konflikti për pronën, por për fat të mirë ngjarja nuk përfundoi në një tragjedi.

Mësohet se 34-vjeçari i identifikuar si G. M., banues në fshatin Shushicë, pas një sherri për pronën ka tentuar që ta shtypë me makinë fqinjin dhe më pas e ka goditur me levë. "Viktimë" e kësaj ngjarjeje ishte H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë.

All - Paragraf - 3

57-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Pas kësaj ngjarjeje, i riu ka tentuar që të ikë jashtë vendit, por u arrestua në Kapshticë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

"Tentoi të vriste fqinjin e tij, duke e goditur me automjet dhe me levë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, vihet në pranga 34-vjeçari.

Ky shtetas u kap në PKK Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

All - Paragraf - 7

Sekuestrohen automjeti dhe mjeti i fortë (levë metalike) që u përdoren për kryerjen e këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte dëmtuar me sende të forta, nga fqinji i tij, pas një konflikti ndërmjet tyre, kanë organizuar punën për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, u kap dhe u ndalua në këtë pikë të kalimit kufitar, në tentativë për të dalë nga vendi ynë, shtetasi G. M., 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi G. M. ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga shtetasi G. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë". (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos